Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren Rovena Gashi, ish-drejtuese e Sektorit për Marrdhëniet me Jashtë në Porkurorinë e Përgjithshme.
Pas verifikimeve të thelluara nga KPK, u arrit në konkluzionin se Gashi, e cila aktualsiht është e pezulluar, nuk justifikon pasurinë e saj me burime të ligjshme ligjore.
Vetë Gashi nuk ishte e pranishme në seancë. Kujtojmë se ajo bojkotoi edhe seancën dëgjimore dhe dërgoi një letër në KPK të cilën e bëri publike.
Ajo shkruante se procesi ishte i paravendosur dhe synonte diskreditimin publik të saj.
Konstatimet e KPK:
“Rovena Gashi i është nënshtruar kontrollit me përparësi si anëtare e KED. Verifikimi vetëm për kriterin e pasurisë. KPK ka administruar raportin e ILDKPI i cili ka konstatuar se deklarimi nuk është i saktë, nuk ka burime te ligjshme për pasurinë. Edhe KPK kreu një hetim të thelluar
“Gashi ka një apartament tek Shkëmbi i Kavajës 105 m2 e blerë në bashkëpronësi nga dy bashkëshortet. Apartamenti me vlerë 80 mijë euro do të paguhej me dy këste. 30 mijë euro do të jepeshin në momentin e blerjes dhe 50 mijë euro brenda 30 marsit 2011, 45 mije euro kredi ndërsa 15 euro nga kunati. Sa më sipër duke iu referuar dokumentacionit, konstatojmë se ka mospërputhje midis çmimit të deklaruar në 2011 dhe pagesave të kryera. Nuk ka burime të mjaftueshme për të bërë pagesën e shtëpisë. Në vitin 2012 Gashi dhe familja e saj kanë pasur mungesë të burimeve financiare. Deklarimet nuk përputhen, as me deklaratat e kunatit dhe as me përgjigjet e zonjës Gashi. /a.m.