Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj po konfirmojnë çdo ditë e më shumë se po përjetojnë një lidhje dashurie. Ndonëse kanë zgjedhur të mos prononcohen në lidhje me këtë gjë, ata publikojnë herë pas herë fotografi apo video nga vende të njëjta.
Romeo ka publikuar së fundmi një sërë fotografish nga një vend bregdetar, si dhe një video ku duket shtrirë pranë një femre. Pak më vonë, Jonida Maliqi ka postuar një video përmes së cilës duket qartësisht i njëjti vend me atë ku ndodhej aktori i humorit. “Mos u shqetëso, në plazh e lumtur”-ka shkruar Jonida krahas videos.
Kujtojmë se pak kohë më parë Veshaj publikoi një foto ku dukej në makinë në shoqërinë e një femre e cila kishte veshur një kostum me vija. Pas disa ditësh, Jonida nxorri në rrjetin social “Instagram” një foto me një kostum identik. Nuk ka dyshime! Jonida dhe Romeo po shijojnë ditë të lumtura së bashku!