Aktualitet

‘Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese’, Meta falënderon ish-ministrin socialist





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:14 - 21/02/20 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka falënderuar ish-ministrin socialist, juristin e njohur Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i jep kauzës së tij për mbrojtje të Kushtetutës.


Meta shkruan nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet.



Postimi i Metës:


Falenderoj ish-ministrin socialist, juristin e njohur z.Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim.

Përsa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën e siguroj se unë kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën.

Por e falenderoj që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë.

Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet.

Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti!

Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre!

Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë!

Miresevini të gjithë në 2 mars!


Etiketa: ,

Pas