fbpx

Mapo Letrare

Nuk ka më dritë në llambën e natës





               Publikuar në : 15:45 - 02/11/19 |
Nga Nika Turbina

Nga Nika Turbina


Jaltë, Ukrainë 17.12.1974
Moskë, Rusi 05.11.2002



Nika Giorgievna Turbina lindi, më 17 dhjetor 1974 në Jaltë.
Ajo filloi të shkruajë poezi shumë herët, në moshën 3 vjeçe. Në moshën 8 vjeçe zbulohet nga shkrimtari Semyonov Giulian. Dhe në vitin 1984, kur ajo ishte 10 vjeçe, botoi librin e saj të parë “Fletorja e shënimeve” (edhe italisht) me një parathënie nga Jevgeni Yevtushenko.


1. Peshku i Artë

E gënjyen peshkun e vogël të artë:
të gjitha dhuratat e tij i ktheva.
Deri dhe fjalët e thëna prej tij
për dashurinë
ia dhashë mbrapsht:
një fillim i hidhur …
Sepse pastaj, përsëri
nga buza e një gremine
duke u lutur me sytë e tyre
mos presim një fjalë prej nesh ?

Itali – Jaltë 1985

2. ERËRAT E FTOHTA SJELLIN LODHJE

U lodhën erërat e ftohta.
E vunë Krishtin mbi kryq në mes të oborrit.
Shkojnë andej këtej si derrkuca të egër,fëmijët
mbi një bar të thatë që nuk është i tokës së tyre.

Një fshesar fshin trotuaret.
Nuk ka më dritë në llambën e natës.
Gjaku i humbi kujtesës, pika, pika
nuk ka prej kohësh më asnjë ngjyrë.

3. MË MUNDUAN FJALËT E REJA

Më munduan fjalët e reja.
Aty këtu harroj ndonjë shkronjë,
aty këtu mungon një theks.
U mburra gjatë
Për ato që kam harruar.
Kaq e lehtë qenka për ta thënë
Koha më dhuron vlerën e saj
– që është Dashuria –
në profecinë e heshtjes.

4. DIÇKA KA BËRË NJË KREPË NË KËTË HESHTJE FINALE

Kërcet diçka në këtë botë të rreme.
Jeta rrjedh me vrull nëpër tuba.
…Si një rrëke ngutëse,
bie nga ballkoni
mburret që e ka bërë ai
si dëshmitar i historisë së “Krijimit” …
Dikush, kalimthi, e ndihmon pak:
Rastësisht unë lexoj vargjet
Që më kushtoheshin mua,
mendime të guximshme të mbyllura në rima,
mezi duke prekur fjalët,
pastaj? arsyetoi guximshëm, me inteligjencë mbi jetën
në trazirat e thella, përshëndetje familjare.
Ai skicoi në një na qelqe e dritares
fatin tim,
një djalë ngjyrash,
që lahet me lot të kripura.
Përzjeva dhe unë
jetën gjatë tubave, duke u ngutur në një rrjedhë uji.

5. FJALA E ERRËT

Çfarë gjëje tjetër nëse jo plasat
midis emrave dhe sendeve?

Vakumi krijohet vetë,
bota ndan pjesët
-qëndrojnë mbi linjat e zjarrit.

Ti në plagë vë fjalët,
në yllin e verbër të nostalgjisë.

Kështu është frymëmarrja e gurëve,
kështu rënia e të vdekurve
mbi lotin e zi.

6. NËN NJË TJETËR QIELL

Janë retë e ardhura nga një tjetër qiell
ndizen të lehta deri këtu,
por babai im, nëna ime janë të vdekur tashmë,
nuk ka asnjë që ka dijeni për mua atje poshtë.
Shpejt, shpejt do të qetësohem,
do të jem në paqe, në paqe do të jem
dhe unë vetëm në frymëmarrjen e ëmbël të nje pylli,
në frymën e ëmbël të një pylli
as do të dihet gjë më për mua
as do të dihet gjë më shumë për mua

Nika Turbina ishte vetëm një fëmijë kur shkroi vargun e parë, por dhimbja që lexojmë është po ajo e atij qe sheh botën përmes syve të një gruaje të pjekur.

Përktheu: Faslli Haliti


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas