Nga Ervis Iljazaj
Dua ta them që në fillim të këtij artikulli se çështjen e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm dhe faktit të implikimit të vëllait të tij me trafikimin e drogës, po mundohem ta trajtoj politikisht dhe parimisht, përtej përgjegjësive ligjore të mundshme.
Pas kushërinjve të Tahirit, tani del në skenë me të njëjtin problem, po një familjar i të njëjtit drejtues ministrie, asaj të brendshme, i cili ka probleme me trafikun e lëndëve narkotike.
Pa dashur të ngre asnjë dyshim për personin e Fatmir Xhafajt, apo për punën e tij në krye të Ministrisë së Brendshme, që në shumë aspekte deri më tani është një punë për t’u lavdëruar, përfshirja e vëllait të tij në vepra të tilla kriminale është një çështje, e cila për arsye parimore duhet të vërë në diskutim pozicionin e tij në krye të ministrisë.
Me gjithë respektin për punën e tij, të paturit një vëlla që është implikuar në krime të tilla, fare lehtë mund të bëjë që një ministër të bjerë pre e marrëdhënieve afeksionale gjatë ushtrimit të detyrës.
Sepse, është e papranueshme që të zhvillohet vetting mbi punonjësit e thjeshtë të policisë, duke i kërkuar dhe centin e fundit për ta dhe për familjarët e tyre, dhe për ministrin mos të ketë vlerë asnjë normë morale. Të kuptohemi, këtu po flasim për përgjegjësi parimore dhe jo juridike, ajo është një çështje tjetër.
Fatmir Xhafaj ishte një person, emërimi i të cilit u diskutua shumë nga opozita dhe një pjesë e opinionit publik, për shkak të së kaluarës së tij komuniste. Po të shtosh tani edhe historinë me vëllanë e tij, atëherë situata bëhet edhe më e diskutueshme.
Në këtë kuptim, duket absurde që Partia Socialiste, e cila përfaqëson gjysmën e shqiptarëve nuk arrin dot të vendosë në krye të një prej ministrive më të rëndësishme në vend, një person, familjarët e cilit të mos jenë implikuar me trafikun e drogës.
Në këtë mënyrë po jepet ideja se Partia Socialiste e Shqipërisë është një parti e cila prodhon vetëm figura të tilla. Ndërkohë që, brenda asaj partie ka njerëz dhe personalitete, juristë apo profesionistë të ndryshëm, që mund të ishin të përshtatshëm për të marrë përsipër këtë detyrë.
Për shembull, fare mirë mund të kishim për herë të parë një grua në krye të Ministrisë. Edhe për faktin se, deri më tani nuk kemi dëgjuar ndonjëherë një grua politikane që është e implikuar në trafik lëndësh narkotike.
Në këtë moment vettingu të përgjithshëm, është mirë që Edi Rama, nëse vërtet kërkon të japë një mesazh dhe të tregojë një vullnet për t’i shkuar deri në fund këtij procesi, duhet ta fillojë vettingun nga ministrat e tij, sidomos nga ministrat e tij tetëvjeçar, të cilët kanë firmosur dhe menaxhuar shumë para të taksave tona.
Sepse, gjëja kryesore që ka nevojë politika shqiptare është pikërisht të fillojë vettingun nga vetja. Kjo duket e pamundur për arsye se politikanët janë njerëz që janë mandatuar nga populli dhe përfaqësojnë ata. Prandaj, është zgjedhur nga ndërkombëtarët fillimisht pastrimi i drejtësisë, në mënyrë që të bëjë të mundur më tej nëpërmjet saj pastrimin e politikës. Por, si vullnet apo si mesazh, një Kryeministër duhet ta bëjë këtë gjë edhe nëse nuk ia kërkon ligji.
Shkrim me vlere. Edhe Tahiri po, edhe Xhafaj po. Po behet barcalete. Por duket interesante per momentin qe dy vellezer jane ne kahe te kunderta, njeri lufton drogen me sukses dhe tjetri trafikon drogen me ose pa sukses. Si neper filma duket. Ne fakt kjo ndodh shume shpesh neper filma. Dhe nuk e di pse nuk e bejne nje film edhe ketu ne Shqiperi per kete pune. Megjithese nuk eshte nevoja se jeta nganjehere eshte film.
Zor se mund të gjësh një të tillë, sepse Rama mblodhi rreth vetes të ngjashmit e vet , yes- menët, servilët, sekserët, kriminelët dhe kishte një platformë kriminale për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur atë me thonj e me dhëmbë. Ndaj, po t’ hyjmë të famshmit veting, duke parë pasuritë e pajustifikuara prej sheikësh të qeveritarëve, parlamentarëve, e shumë zyrtarëve të tjerë do të rezultonte se ata e kanë vendin në burg dhe askund tjetër. Pra, mos kërko diçka pa përlyerje sepse Rama i tahirizoi apo i xhafarizoi të gjithë. O tempora , o mores! Quo vadis Albania?
nuk ka shoku iljazaj se ruqi,spartak braho,xhafa mblodhe ter qelbin e kombit si ishin vet pra lloj frrok,ndok,rosh e dosh.monstra vet monstra shoket.