Në shtëpinë e PSG-së askush nuk është i qetë. Mesa duket Neymar i ka trazuar të gjithë.
E ardhmja e sulmuesit brazilian mbetet ende për t’u përcaktuar. Sigurisht që dëshira e tij është të rikthehet tek Barcelona, por ky është një operacion shumë i ndërlikuar.
Ndryshe nga disa lojtarë të tjerë, Kylian Mbappe nuk dëshiron që Neymar të largohet:
“Është një situatë që të gjithë e njohim. Neymar është stërvitur rregullisht me ne. Un dëshiroj që ai të qëndroj me ne, ai e di se çfarë mendoj për këtë çështje. I kam folur me respekt dhe sinqeritet”, u shpreh Mbappe.
I të njejtit mendim me Mbappe është edhe trajneri Thomas Tuchel:
“Është stërvitur në mënyrën më të mirë të mundshme, Neymar e dashuron futbollin. Për momentin është i skualifikuar, nuk mund të luaj, por është ende futbollisti i joni kështu që gjithçka është në rregull”, theksoi trajneri i PSG.