ShowBizz

“Nuk kam qenë djalë i mirë”/ Aktori i njohur hidhet nga ura







               Publikuar në : 11:21 - 15/05/19 |
mapo.al

Aktori i njohur Isaac Kappy është vetëvrarë ditën e hënë, duke u hedhur nga një urë në Arizona. Zyrtarët kanë konfirmuar se 42-vjeçari u godit nga një kamion pasi u hodh nga ura Transwestern Road.


Përpara se Kappy t’i jepte fund jetës, ai ka postuar një deklaratë në rrjetin social “Instagram”, ku pohonte se nuk kishte qenë një njeri aspak pozitiv me personat që e kanë rrethuar. “Unë nuk kam qenë një djalë i mirë. Kam qenë tejet abuziv ndaj njerëzve që më donin mua”– citon TMZ.

Aktori i filmit “Thor” dhe “Terminator”, i cili ka pohuar se ka qenë një konsumues i rregullt droge, u akuzua vitin që lamë pas për dhunë ndaj vajzës së Michael Jackson, Paris, përgjatë një mbrëmjeje festive.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas