Milani vazhdon të ketë shumë probleme në ekip. Pas problemeve me drejtuesit, apelimit në KAS, tani është një tjetër problem që po shqetëson klubin italian. Ka të bëjë më trajnerin e tyre Xhenaro Gatuzo. 40-vjeçari është duke u hetuar nga autoritet italiane për “pastrim parash”.
Lajmi vjen nga Repubblica e cila thotë se dyshohet se trajneri është përfshirë në një situatë zinxhir të kompanive të krijuara nga Paskuale Mota i cili është një sipërmarrës i lidhur me krimin e organizuar. Gatuzo dyshohet të jetë i përfshirë në këtë veprimtari që në vitin 2011 deri në vitin 2013.