Aktualitet

Nuk mbanin maskë – Gjobiten 984 qytetarë në 24 orët e fundit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:51 - 23/02/21 |
mapo.al

Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar 984 qytetarë me vlerë 3.000 mijë lekë për mos mbajtjen e maskës anticovid.





Gjoba janë vënë edhe ndaj 12 shtetasve qe u konstatuan duke lëvizur pas orës policore 20:00.


Gjithashtu është ndëshkuar me vlerë 1.000.000 lekë edhe administratori i një subjekti për ushtrim aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë.





Njoftimi:



Policia e Shtetit


U konstatuan pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 984 qytetarë.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 829 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 155 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Lexo edhe :  Komiteti Teknik i Ekspertëve: Mësimi parauniversitar të zhvillohet në shkollë

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 12 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas