Aktualitet

Nuk mbanin maskën – Policia gjobit 994 qytetarë në 24 orët e fundit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:02 - 24/02/21 |
mapo.al

Policia e Shtetit vijon gjobitjen e qytetarëve për mosrespektimin e masave kundër koronavirusit.





Shërbimet e Policisë, gjatë 24 orëve të fundit, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 994 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anti-covid.


986 prej tyre janë ndëshkuar me masën 3.000 lekë, pasi nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.




Njoftimi i policisë:


Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 794 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 192 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Lexo edhe :  Plagosja te zyrat e PD në Kavajë, policia: Shpallet në kërkim autori i dyshuar

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas