Editorial

Nuk mbulohet kriza duke ushqyer fantazma








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:19 - 09/11/20 |
Mapo.al

Po të bësh një kërkim në Google me “Shtëpia e Verdhë” dhe “Dick Marty”, del automatikisht se furnizuesi kryesor në atë motorr për këto fjalë, është Edi Rama.


U bënë tashmë disa ditë, ku, disa herë në ditë, Kryeministri po përhap këto terma.


Të dyja, lidhen me një nga shpifjet më monstruoze dhe më anti-shqiptare që ka njohur historia.



Më të interesuarit për këtë temë janë serbët dhe mediat e tyre.


Këto kohë, ato me siguri e kanë shumë të thjeshtë, në favor dhe të volitshme ta ritkhejnë e ta mbajnë gjallë këtë histori, jo vetëm për shkak të zhvillimeve në Hagë me Gjykatën Speciale ku janë thirrur nën akuzë udhëheqësit e UÇK, por lehtësisht edhe duke cituar Kryeministrin e Shqipërisë.


Avokati i Thaçit, sot në Hagë, i quajti gjepura të shpifura dhe të turpshme, dhe që nuk janë askund në akt-akuzë, po për Edi Ramën, ato janë argument.

Eshtë shumë e qartë për çdokënd, se shefit të rilindjes nuk ju dogj xhani për liderët kosovarë, po ai e bën këtë për politikën e brendshme, për të sulmuar kundërshtarët. Dhe meqë kjo sajesë e përbindshme bezdis çdo shqiptar, pse mos ta provojë Edi Rama tua hedhë në grykë rivalëve politikë.

Lexo edhe :  "Basha ka hetuar UÇK" - Paloka: Rama dhe zagarët e tij, burgun e kanë pak

“Pse e votuat rezolutën në Keshillin e Europës? Çfarë dini ju?”, pyetje që bën dekikë pas dekike, duke i dhënë ndërkaq asaj fantazme jetë dhe terren.

Edi Rama do të bënte gjithçka për pushtet, dhe për të luftuar opozitën. Gjithë këto vite ai ka treguar se nuk kursehet në këtë drejtim. Por kësaj radhe, po jep kontribut, në përpjekjen e armiqve për t’i vënë një njollë luftës së UÇK për çlirimin e Kosovës.

Si ka mundësi që ai e nxjerr këtë retorikë skandaloze pikërisht sot?

Për çdokënd që ka një minimum llogjike, është e kuptueshme.

I nxjerr sot, se ekonomia, shëndetësia, dhe rindërtimi janë në pikën Zero. Spitalet nuk kanë më kapacitet. Situata jashtë kontrollit, deshtimi monumental.

Deviza është e qartë.

Kur nuk ka më propagandë për të mbuluar krizen, kur nuk ka më baltë e helm të lëshojë ndaj kundërshtarit, përdor edhe më të errëtat instrumenta të armiqve të kombit, thjesht e vetëm për karrige, për pushtet.

Prej kësaj politike, fantazma skandaloze “Shtëpia e Verdhë”, dhe antishqiptari Dick Marty, kanë një referencë të fortë në Tiranë, që janë deklaratat e përditshme të kryeministrit.


Etiketa: , ,

Pas