Aktualitet

Nuk mbylli biznesin/ Lokalit në Tiranë i pezullohet aktiviteti për 6 muaj





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:30 - 28/03/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka publikuar vendimin për pezullimin e aktivitetit për një lokal, për 6 muaj. Shkak është bërë fakti se lokali përsëriti shkeljen e urdhrit për mbylljen e lokaleve.


Postimi i Ramës:


Përsëriti shkeljen e urdhrit për mbylljen e lokaleve, i pezullohet aktiviteti për 6 muaj.


Specialistët e Krimit Ekonomik në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në zbatim të pikës 7 të nenit 3 të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020, i ndryshuar, kanë konstatuar një bar-kafe të hapur në rrugën “Sadik Petrela”, me pronare shtetasen R. F., e cila vazhdonte aktivitetin në kundërshtim me përcaktimin e këtij Akti.


Disa ditë më parë, ndaj pronarit të lokalit është vendosur masa administrative 100.000 lekë dhe për shkelje të përsëritur, iu vendos masa administrative e mbylljes së aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Që nga dalja e këtij Akti Normativ deri tani janë ndëshkuar 146 administratorë lokalesh, për shkelje të Aktit Normativ.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas