Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Nuk mjafton cirku i zakonshëm, është më e madhe

by mapo.al
11/12/2020
in Kryesore, Op Ed
0

Edi Rama e ka trajtuar shpërthimin e revoltës pas vrasjes së 25 vjeçarit nga policia, si një zhvillim të vogël, si një kryengritje modeste, të cilën Veziri do të mund ta shtypte duke sakrifikuar ministrin Lleshaj, dhe sidomos, do ta shuante atë, me një fjalim.

Po pikërisht, teksa këto të dyja po ndodhnin, qindra protestues, të rinj kryesisht, shumë të rinj, vajza dhe gra, dhe familjarë, e bënë të ditur se kaq nuk mjafton.



Rama pati lajmëruar se do të kishte atë mesazhin e madh. Komunikimin me Shqipërinë siç e fryn ai me pompë, por që doli se ishte njëjta pjatë, e njëjta kim me vezë, që ai servir në publik prej kohësh.

Kryeministri ende mendon se ka forcën të mahnisë njerëzit me fjalë, teksa qytetarët që ka përballë, janë të udhëhequr nga një zemërim e indinjatë e grumbulluar në 7 vite prej keqqeverisjes, prej korrupsionit, padrejtësisë, dhe sidomos prej arrogancës dhe shpërfilljes që rilindja u ka bërë shqiptarëve.

Vetë Rama nuk e ka marrë kurrë në konsideratë mundësinë e një rrebelimi të këtillë. Ai ka bërë shpoti dhe është tallur, madje ka fyer njerëzit, me shprehje se popullit nuk i ngrihet.

Tani ai nuk ka më mundësi të ndalojë dallgën që është ngritur.

Sepse ai vetë, me skotën e servilëve, ka dy mandate që nuk qeveris me konsensus, e nuk e ka në defter pëlqimin apo jo të qytetarëve. Duke u sjellë në këtë mënyrë, rilindja ka tashmë në rrugë qindra e mijëra trupa të indijnuar e të kapluar nga zhgënjimi, nga stresi, nga humbja e shpresës dhe besimit, sa nuk ka gaz lotsjellës, apo skalione me forca speciale që mund t’i frenojë.

Këta protestues, e kanë bërë të qartë një herë e mirë, jo vetëm për Ramën që është në ikje, por për këdo që do të vijë në qeverisje, se; ndryshimi që duhet të vijë, lypset të jetë i madh, rrënjësor, dramatik.

Nuk mjafton fshirja e një ministri, apo fjala e një Kryeministri. Duhet tjetër kulturë qeverisje, duhet tjetër filozofi. Njerëzit duhen përfillur çdo ditë. Duhet pasur parasysh gjithnjë në mendje, e drejta e tyre për t’u ngritur, kur i nëpërkëmb.

Këto protesta, e kanë bërë tashmë këtë shërbim. Do të jenë një kujtesë e mirë për këdo që i duket vetja gjysëm perendi kur vjen në pushtet, dhe që bën me buxhetin çfarë ti teket, e shpërndan pasuritë e vendit si të ishin kungujt e kopshtit të tij.

Tags: dorëheqjakomentmapo.almesazhiprotesta

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Ora News: Policia dhunon gazetarin Xhoi Malësia (VIDEO)

Ora News: Policia dhunon gazetarin Xhoi Malësia (VIDEO)

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In