Aktualitet

Nuk mjafton dëshira, Kosova “poker” nga Anglia














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:56 - 17/11/19 |
mapo.al

Kosova e ka mbyllur në mënyrë të turpshme fushatën kualifikuese të Euro 2020. Dardanët janë mposhtur me “poker” golash nga Anglia, në ndeshjen e fundit të kualifikueseve.






Të besuarit e Bersant Challandes nuk i kanë bërë ballë furisë të “Tre Luanëve”, duke u mundur me shifrat, 4-0. Winks zhbllokoi shifrat e takimit të luajtur në “Fadil Vokrri”, teksa në pjesën e dytë kishte vend për golat e Kane, Rashford dhe Mount.


Pas 8 takimeve, Anglia e mbyll në vendin e parë grupin A me 21 pikë, ndjekur nga Republika Çeke me 15 pikë. Ndërkohë, Kosova e mbyll pas krahëve të dy ekipeve që kualifikohen për në Euro 2020 tashmë, ku numëron 11 pikë në vendin e tretë.







Kosova i kishte humbur shpresat për një kualifikim direkt në Euro 2020, por gjasat janë që ta tentojë në play-off i Ligës së Kombeve në muajin mars.

Lexo edhe :  Rama: Kosova bën teori konsiparacioni, çfarë është "Ballkani i Hapur"




1


Etiketa: , ,

Pas