Aktualitet

Nuk morën pjesë në Kuvend, Ruçi u mban rrogat deputetëve (EMRAT)







               Publikuar në : 21:08 - 22/07/19 |
mapo.al

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi është treguar i rreptë me deputetët të cilët nuk kanë marrë pjesë në veprimtaritë parlametare sikurse janë komisionet apo seancat plenare. Tirananews.al raporton se kryeparlamentari u ka mbajtur pagën shumë prej deputetëve socialistë të cilët janë fokusuar në qarqet e tyre në kuadër të fushatës elektorale dhe për rrjedhojë nuk kanë ndjekur punimet e komisioneve parlamentare dhe ato të seancave.


Një nga më të penalizuarit është pikërisht Damian Gjiknuri, të cilit vetëm për muajin qershor i janë mbajtur 10 mungesa, duke i zbritur ndjeshëm rrogën. Pas tij, në këtë muaj vijnë Lefter Koka, Elda Hoti me 9 mungesa dhe Fatmir Xhafaj me 8. Ndaj dhe rroga e tyre nga gati 1.2 mln lekë të vjetra, ka zbritur tek 600 mijë lekëshi.

Edhe për muajin maj e prill, kampion për mungesa e mban Lefter Koka me 8, ndërsa më pas vjen Tom Doshi me 7.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas