Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në mesnatë në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë.
Automjeti tip “Benz” me drejtues Erik Hyseni, ka dalë nga rruga e lagjes “Gërhot”, është përplasur me një mur dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjeri i identifikuar si Julian Loloçi, 34 vjeç, banues në Gjirokastër. Ndërsa drejtuesi i mjetit raportohet se është plagosur.
Deri më tani nuk dihen detaje nga aksidenti në fjalë, por dyshohet paraprakisht se Erik Hyseni ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë. “BalkanWeb” ka siguruar ndërkohë foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet se mjeti është shkatërruar plotësisht.
Risjellim në vëmendje se mbrëmjen e së dielës, në aksin Tiranë-Elbasan, u përplasën 3 makina, ku për pasojë vdiq një 17- vjeçar.
Lexo edhe: