Aktualitet

Nuk ndalen dasmat, gjobitet me 1 mln lekë lokali në Fushë-Milot








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:58 - 04/08/20 |
mapo.al

Pavarësisht ndëshkimeve që ka pasur ditën e fundit, dasmat nuk janë ndalur në vendin tonë! Ditën e sotme është gjobitur një tjetër lokal në të cilin po zhvillohej një dasmë në në Fushë Milot.


Gjoba është 1 mln lekë, për arsye se është hera e parë që po kryen këtë shkelje, në rast përsëritje ajo shumëfishohet deri në mbyllje të aktivitetit.


“Policia e Kurbinit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një lokali  në Fushë-Milot, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.


Shërbimet e Komisariatit Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1  restorant dasmash në Fushë Milot që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit. Për këtë subjekt, me administrator shtetasin B.Gj. 44 vjeç ,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.


Policia e Lezhës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19″, njofton policia.


Etiketa: , ,

Pas