Nuk ka paqe në familjen e Emiliano Sala, futbollistit që vdiq në një aksident ajror në kanalin anglez në janar 2019.
Gazeta argjentinase “La Nacion’ raporton se motra e tij 29-vjeçare, Romina, është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Santa Fé, pasi kishte tentuar vetëvrasje.
Ajo ndodhet në kujdesin intensiv me një aparat respirator artificial.
Mjekët shpjeguan se vajza rreth qafës tregon shenja të përputhshme me një përpjekje vetëvrasje nga mbytja, si dhe toksikim nga ilaçet, pa specifikuar natyrën e tyre.
Një familje, ajo Sala, e cila kurrë nuk gjen qetësi.
Tre muaj pas vdekjes në aksident ajror të djalit futbollist, babai i tij, Horacio, gjithashtu vdiq në moshën 58 vjeç nga një sulm në zemër, kur ndodhej në shtëpinë e tij në Progreso, një qytet me pak më shumë se tre mijë banorë në provincën e Santa Fe.