Aktualitet

Nuk ndalen gjobat, 1181 të ndëshkuar në 24 orë, 7 shoqërohen në polici














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:13 - 19/02/21 |
mapo.al

Ndëshkohen me masë administrative 1181 shtetas që nuk zbatuan masat anti-Covid, 1173 prej tyre për mosvendosjes e maskës mbrojtëse.






Gjatë 24 orëve të fundit, policia ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 950 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.


“Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 223 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative dhe janë lënë të lirë” – njofton policia.

Po ashtu, është konstatuar një lokal që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.




Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.



1


Etiketa: , ,

Pas