Tre sulme nga grabitësit kanë ndodhur gjatë natës vetëm në Tepelenë.
Ndonëse grabitje jo me përmasa të mëdha, policia raporton se persona të maskuar kanë vjedhur tre biznese.
Të njëjtat burime saktësojnë se është vjedhur një supermarket, një pastiçeri dhe një dyqan bulmetesh.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa nuk ka asnjë person të dyshuar.
Ndërkohë Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona, të cilët dyshohen si autorë të vjedhjes së një makine dhe dy bizneseve.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit J.P, E.P dhe Q.R, ku dy të parët dyshohen si autorë të grabitjes së një dyqani, i cili merrej me shitjen e bulmetit në qytetin bregdetar.
Kurse shtetasi Q.R. dyshohet se ka vjedhur një mjet tip Benz ku në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, në momentin që shtetasi do ta shiste në një pikë varreza makinash.