Aktualitet

Nuk ndalen tërmetet as në Greqi, regjistrohen të tjera lëkundje








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:46 - 12/12/19 |
mapo.al

Pas Shqipërisë, tërmeti është zhvendosur në vendin fqinj, Greqi, ku janë regjistruar një sërë lëkundjesh të njëpasnjëshme. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një lëkundje e fortë me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter është regjistruar në Kretë, në zonën Agios Nikolaos, duke shkaktuar panik te qytetarët.


Tërmeti është ndjerë në orën 05:05 të mëngjesit të sotëm, ku sipas Institutit të Geodynamics, ka qenë 11 km në juglindje të ZAKROS, detit, me një thellësi fokale 15 km.


Tërmeti është ndjerë në të gjithë rajonin, si dhe në ishujt e afërt, Kasos dhe Karpathos.


Pas 21 minutash, dhe konkretisht në 5:26, ka ndodhur një tërmet i dytë me madhësi 3.7 në shkallën Rihter. Fokusi i tërmetit të dytë ishte i vendosur 43 kilometra në juglindje të Zakros dhe thellësia fokale 10 kilometra.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas