Aktualitet

Nuk paguajnë detyrimet, Tatimet bllokojnë llogaritë bankare të 300 bizneseve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:00 - 10/09/21 |
mapo.al

Në 9 muajt e parë të vitit, rreth 300 biznese i janë shtuar listës së “borxhlinjve” ndaj administratës tatimore, duke mos paguar detyrimet në kohë dhe duke bërë që rrjedhimisht asetet e tyre të bllokohen.






Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, deri më 9 Shtator janë konkretisht 32 102 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar, ndaj të cilëve është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekore nga ana e administratës tatimore.


Ndërsa fund i vitit 2020, u mbyll me rreth 31.800 biznese me detyrime të pashlyera. Vendosja e barrës siguruese apo hipotekore është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ky institucion. Bizneset e publikuar në listën e Tatimeve nuk mund të kryejë asnjë transaksion më pasuritë e tyre deri në shlyerjen e detyrimit tatimor.







Lista e tatimeve tregon se nuk bëhet fjalë vetëm për borxhe të akumuluara rishtazi nga subjektet, por një pjesë e mirë prej tyre datojnë mbi 10 vite më parë. Shifra në rritje muaj pas muaj, është papërgjegjshmërinë e subjekteve në zbatim të legjislacionit tatimore dhe në respektimin e afateve. Por duket së këtëvit, kjo rritje është ndikuar edhe nga situata e vështirë ekonomike me të cilat janë përballur bizneset për shkak të pandemisë Covid 19.



Borxhi tatimor



Dhjetor 2020 – 31 800 biznese

Shtator 2021 – 32 102 biznese

/ Scan

1


Etiketa: , ,

Pas