Në konferencën e 8 të Omonias, nënkryetari i parlamentit dhe njëkohësisht kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka folur lidhur me respektimin e të drejtave të minoriteteve në Shqipëri, veçanërisht atij grek.
Dule ka thënë se në Shqipëri nuk dihet se sa është shifra e saktë e minoriteteve dhe nuk dihet se ku jetojnë ata.
Ai tha se në censusin e zhvilluar nuk u respektua parimi i vetëdeklarimit duke thënë se është shkelur një prej të drejtave kryesore të njeriut.
Dule e ka cilësuar si patetike deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria është një vend që duhet të krenohet përsa i përket sjelljes me minoritetet.
Dule pati një debat në parlament ditën e enjte edhe me kryeministrin Rama pasi sipas Dules nuk u respektuan komunitetet përsa i përket zgjedhjes së Këshillit Drejtues të RTSH.
Kryeministri Rama i është përgjigjur në Facebook, Vangjel Dules duke thënë në një status se “Vangjeli po më kujton atë shprehjen se kush nuk di çfarë të bëjë me lirinë ankohet për mungesën e saj”