Kronika

Nuk pranohet kërkesa, mbetet në burg Florenc Hoxha














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:59 - 22/03/19 |
mapo.al

Florenc Hoxha dhe 4 të arrestuarit e tjerë pas protestës së 16 shkurtit do të vijojnë të qëndrojnë në burg.  Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar të ndryshojë masën e sigurisë për të arrestuarit duke i rrëzuar kërkesën e tyre për një masë sigurie më të butë.






Në burg mbetën edhe Resul Daci, Ilir Hamendani, Agim Peposhi, Saimir Rexhepi dhe Ferit Dankshi.


Arrestimi i tyre u bë në bazë të pamjeve filmike të policisë si dhe ato të vendosura në Kryeministri, të cilat kanë fiksuar të gjithë veprimet e protestuesve.







Gjatë seancës gjyqësore të 19 shkurtit, Hoxha deklaroi në sallën e gjyqit se do të vazhdojë rezistencën e tij deri sa kjo qeveri të largohet. Mes tjerash, ish-kreu i Policisë Bashkiake hodhi akuza të forta ndaj FNSH-së për dhunën e ushtruar gjatë shoqërimit në prani të familjarëve dhe dy fëmijëve.




DEKLARATA



“Dua të theksoj se kam marrë pjesë në të gjitha protestat e opozitës dhe këtë e kam bërë për fëmijët e mi dhe jo të më arrestojnë, por edhe masa më të rënda të aplikojnë ndaj personit tim, unë do të vazhdoj të protestoj deri sa kjo qeveri e krimit, kjo qeveria e bandave të largohet nga pushteti.

Dua të theksoj dhe një aspekt tjetër: momentin që jam shoqëruar, kam parë që banesa ime po rrethohej nga disa persona me kapuçë, mund t’u them kapuçonë të zinj se punonjës policie apo forca speciale nuk mund t’i quaj, të cilët kanë dhunuar banesën time. Kanë terrorizuar një kushëri timin që po qëndronte brenda banesës, duke kërcënuar me armë. Në atë moment kam komunikuar me shefin e Komisariatit 4, duke kërkuar të di se çfarë po ndodh me banesën time dhe zotëria në fjalë më ka thënë: janë urdhra të drejtorit dhe unë nuk kam çfarë të bëj, nuk janë kompetenca të miat. Në këtë moment i kam kërkuar vetëm disa minuta kohë sa të vishem. Në katin e parë qëndronte e gjithë familja ime, gruaja ime djali im 8 vjeç, vajza ime 12 vjeç dhe halla ime, të gjitha femra.

Lexo edhe :  Nuk lejohen studentët e pavaksinuar, përplasje te Shkencat e Natyrës

Në momentin që po vishesha, kam dëgjuar një zhurmë të fortë dhe mbi 20 persona, e kam të pasqyruar me kamera, në momentin që do të kem mundësi t’i kem ato kamera, t’ia vë në dispozicion mediave, kam parë disa punonjës policie që i kanë drejtuar vazjës time armën në kokë duke i kërkuar se ku është babai?! Në ato momente kam ndjerë, jo lot, por një dhimbje shpirtërore se çfarë po ndodh me këtë shtet.

Ku ka degjeneruar kjo bandë kriminale e drejtuar nga Edi Rama? Dhe djalit tim 8-vjeçar, i cili mundohej të largonte armën e këtij banditit me maskë, duke i thënë mos ma dhuno motrën. Në këtë moment, mbi dhjetë punonjës policie nëpër shtëpi, në sy të familjes time, në sy të fëmijëve të mi dhe më kanë tërhequr zvarrë. Më kanë tërhequr zvarrë vetëm me arsyen se kam marrë pjesë në protestë.

Pasi jam futur në furgon, po ta sqaroj dhe po e theksoj, njëri prej këtyre banditëve, më ka goditur në vazhdimësi gjatë rrugës dhe më ka nxjerrë pistoletën dhe ma ka vënë në gojë. Ma ka vënë për së dyti, sepse e kam ndjerë fishekun që ka dalë nga arma dhe më ka thënë: Këlysh i Bashës, guxo të dalësh edhe njëherë në protestë. Këto i keni të monitoruar dhe me kamera, ua vë në dispozicion. Nuk duket për të qeshur, është për të qarë në fakt”.

1


Etiketa: , , , ,

Pas