“Duke qenë se jemi shumë të shqetësuar për këtë projektligj të Edi Ramës, vendosëm të bënim kërkesë me ministren dhe përderisa në këtë projektligj, që e kanë shkruar si me këmbët e pulës, i jepej një rol shumë të madh kryetarit të bashkisë, atëherë ne vendosem që kryetari të thirrej në këtë komision për të dhënë sqarim si drejtues i bashkisë, pra për të dhënë informacion për deputetët për rolin e tij në pjesën e negociimit si kryetar i grupit negociator”, tha kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, duke sqaruar se Veliaj ishte i thirrur nesër dhe jo sot.
Vokshi shtoi se pas kësaj kërkese, PS-ja sjell një kërkesë tjetër si tentativë për t’i mbyllur gojën opozitës.
Ajo shtoi se kur 1/3 e komisionit bën kërkesë për dëgjesë lidhur me një projektligj apo një iniciativë ligjore, ajo futet automatikisht në rendin e ditës
“Veliaj ta harrojë që të hyjë në këtë godinë dhe të bëjë arrogantin”, shtoi ajo.
Vokshi tha gjithashtu se PD-ja po përgatit një material ligjor për të kallëzuar penalisht punonjësit e Gardës që nuk ndërhynë për të nxjerrë jashtë kryetarin e bashkisë së Tiranës sipas kërkesës së bërë nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi.