Kryesore

Nuk pritej, po Joleza tejkalon dhjetra shqiponja obeze të shoqërisë civile














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:23 - 10/03/21 |
Mapo.al

Pas sulmit banal, brutal, primitiv, masikilist, tribal, që Edi Rama i bëri sot Grida Dumës, me një agresion seksist e vulgar, ka ndodhur një gjë edhe më e rëndë. Një heshtje e memecëri e shumë grave, e shumë shqiponjave të shoqërisë civile që të marrin gjak në vetull nëse është fjala për të trajtuar çështje pa rëndësi, apo për të sulmuar opozitën.





Këto skiftere të shoqërisë civile, obeze për shkak të fondeve dhe sidomos të nginjura në prehrin e Edi Ramës, nuk patën asnjëra guximin të mbajnë sot një qendrim.


Po për çudinë e të gjithëve, kjo heshtje është thyer nga një socialiste e re.





Nga Joleza Koka, e cila më së paku, ka patur kurajon të thotë se fotoja e përdorur nga bosi i rilindjes ishte e papërshtatshme.



Një kurajo për t’u vlerësuar, kur sheh se si elisat, mirelat, oltat e shumë irisluarase të shoqërisë civile nuk bëzajtën para këtij sulmi skandaloz e ta papranueshëm ndaj një femre. Ndaj një gruaje. Ndaj një nëne.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e rilindjes - Taulant Balla, dy herë më i pëlqyer se Edi Rama

Sulmi i sotëm; me foton e Gridës në një kontekst erotik, me mikrofon në gojë, me diçiturën që paturpësisht e thërret vetë kryeministri, duke ulëritur, gridare, gridare, ohh ohh, tejkalon çdo ndasi partiake, çdo tifozllëk, dhe duhet të cënojë këdo në këtë vend, të majtë, komunistë, të kapur, të korruptuar, çdo grua që hiqet si e pavarur por mëkohet nga qeveria, çdo adhuruese e veneruese të rilindjes, duhet ta trazojë, sepse Edi Rama ka guxuar të shkallmojë garancinë, normën, vlerën e traditën, çka do të thotë se femrat sot e nesër, paçka se ku janë e ku militojnë, mund të agresohen kështu, pasi kryeministri u ka dhënë bekimin, lejen, shembullin, nxitjen, tërë horrave, banalëve, trushkulurve të këtij vendi të bëjnë të njëjtën gjë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas