Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka shpallur të pavlefshëm regjistrimin e kandidatit demokrat, Ilir Pjetraj për zgjedhjet në Bashkinë e Kurbinit.
Në këtë mënyrë në garë mbetet vetëm Artur Bardhi i PS.
Kërkesa për çregjistrimin e Ilir Pjetrajt, u depozitua nga PS, e cila më herët ishte ankuar se KZAZ e kishte regjistruar atë në mënyrë të paligjshme.
KQZ hodhi poshtë vendimin e KZAZ të Kurbinit me katër vota pro dhe tre kundër.
Pro ka votuar edhe kryetarja e KQZ, e cila ka kohë që bashkon votat me përfaqësuesit e përzgjedhur nga mazhoranca.
Ilir Pjetraj, vëlla i deputetit Mhill Fufi, u fut në garë pas tërheqjes së Altin Bibës, që ishte përzgjedhur nga PD si kandidat fillimisht.
Edhe Biba u përzgjodh në momentet e fundit.
Biba u tërhoq nga gara, duke u justifikuar me shkaqe shëndetësore.
Përfaqësuesi i PD në KQZ, Njazi Kosovrasti tha se do ankimojnë këtë vendim.
Ai tha se në momentin që është pranuar dorëheqja e Bibës, duhej të kishte një regjistrim tjetër.
“Votuesve po iu mohohet e drejta e zgjedhjes,” tha ai.
Kurvërimi nuk ka të bëjë vetëm me seksin!!
Prandaj PD eshte ku eshte tashi,se ja dha poziten ketyre personazheve,merita e Saliut
…ishte e priteshme kjo sjellje ; nuk ka me trima si Ristani …..
e lloji frrok,dosh ndok,eshte luzi.pra bytheshitese e voteshitese.e par ne lezh PS vpdhi 1200 vota edhe kur nuk kishin shumicen .e tash qe e kann meten bejne kerdi.
Normale.Ska bese te nje proksenet,ma mire pa kandidat pd se me ilir fufin,pasojat e sales.
Kjo Lefteria te trembe e ka fytyren si kale.