Aktualitet

Nuk respektonin masat anti-Covid, procedohen dhe gjobiten dy menaxherë lokalesh





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:52 - 09/07/20 |
mapo.al

Dy administratorë lokalesh, D. S., 25 vjeç dhe A. P., 20 vjeç, janë proceduar penalisht pasi nuk zbatonin protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vijonin aktivitetin me muzikë të lartë, tej normave të lejuara, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.


Ndaj D. S. u vendos edhe një gjobë prej 1.000.000 lekësh.


Ndërsa policia ka sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyre lokaleve.



Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Vijojnë kontrollet e shtuara nga Policia e Tiranës, ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Procedohen penalisht dy administratorë lokalesh, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Sekuestrohen disa pajisje muzikore të lokaleve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bazë të ankesave të bëra nga qytetarët për dy subjekte që nuk zbatonin protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vijonin aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në zonën e ish-Bllokut, kanë konstatuar dy subjekte (lokale) që nuk respektonin masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vendosnin muzikë të lartë, tej normave të lejuara.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u proceduan penalisht dy administratorët e lokaleve, shtetasit: D. S., 25 vjeç dhe A. P., 20 vjeç.

Për subjektin në administrim të shtetasit D. S. u vendos masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyre lokaleve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas