Aktualitet

Nuk respektuan masat anti-Covid, policia gjobit mbi 1600 qytetarë në 48 orë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:45 - 04/03/21 |
mapo.al

Policia e Shtetit vijon ndëshkimin e qytetarëve, që nuk respektojnë masat anti-Covid. Gjatë 48 orëve të fundit, policia ka gjobitur 1672 shtetas që u konstatuan pa maskat mbrojtëse.






Masa administrative janë marrë edhe për 9 shtetas, që u konstatuan duke lëvizur pas orarit të lejuar.


Njoftimi i policisë:







Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.




Gjatë 48 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 1451 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.



Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 221 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anti-covid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

1


Etiketa: ,

Pas