Kronika

‘Nuk të kam vëlla, por armik’, Bujar Kuçi: Nipin e vrava për qenin…






               Publikuar në : 09:42 - 16/10/18 |
mapo.al

Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi dje seancën ndaj Bujar Kuçit, i cili në nëntor të vitit të shkuar vrau nipin e tij me thikë. Gjykata dëgjoi tri dëshmi, ndërsa vetë i pandehuri pranoi krimin, por tha se e kishte bërë për vetëmbrojtje


“Unë e vrava nipin, por e kam bërë për vetëmbrojtje”, u shpreh i pandehuri Bujar Kuçi dje përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda.

“Kam qenë në banesën time, kur vëllai dhe nipi kanë shkelmuar derën e banesës time dhe më kanë tërhequr me dhunë, duke më çuar në kuzhinë. Aty, për rreth 5 minuta jam rrahur rëndë me grushte dhe shkelma. Si fillim nga nipi, pastaj nga vëllai im”, tha ia.

I pyetur nga prokurori se si nisi sherri, Kuçi nuk ka ngurruar të quajë nipin si jo-normal, ndërsa ka treguar se çdo gjë nisi për një qen. “Gjithçka nisi në moment, vetëm për qenin që kishte blerë Mirsadi për djalin e tij. Qeni dëmtonte këpucët dhe bënte rrëmujë në shtëpinë e time”, shtoi Kuçi.

Ndërkohë, dje përballë gjykatës, dolën edhe tre dëshmitarë të akuzës, vëllai i të pandehurit, babai i viktimës, Faik Kuçi, vëllai i tjetër i Faikut, Mehmet Kuçi dhe bashkëshortja e tij, Suzana Kuçi. Ndërkohë, seanca është zhvilluar mes tensionesh, ndërsa babai i viktimës, pësoi një krizë emocionale, duke lënë dëshminë përgjysmë.

Nga ana tjetër, gjatë dëshmisë së tij, i pandehuri Bujar Kuçi, i ka kërkuar gjykatës të largohet dhe të mos dëgjojë rrëfimin e të vëllait, kërkesë që u pranua nga gjykata. Dëshmia e babait të viktimës së ndjerë, ishte e mbushur me inat, ndërsa tha para gjykatës se tashmë e ka armik dhe jo vëlla Bujar Kuçin. Dëshmitari tjetër nuk dha shumë detaje, pasi pretendon se nuk ishte i pranishëm, por tregoi fjalën e parë që i kishte thënë Faiku, pas ngjarjes. Mehmeti tha se kishte qenë në gjumë dhe pasi ka shkuar atje, Faiku i ka thëne “ma vrau pijaneci”. Mehmeti gjithashtu tha, se vëllai i tij, i pandehuri Bujar Kuçi pinte ndonjëherë.

Ngjarja ka ndodhur më 23 shtator 2017, rreth orës 15.00, në qytetin e Shkodrës. Në banesën e tij private, i pandehuri Bujar Kuçi ka qëlluar disa herë me një thikë, nipin e tij Mirsad Kuçi. Nga këqyrja e kufomës së viktimës Mirsad Kuçi, është vënë re se kishte një plagë poshtë sisës së majtë, dhe një tjetër në supin e majtë.


Etiketa: , ,

Pas