Aktualitet

Nuk u arrit Champions League- Presidenti i Napolit shkarkon Gattuson














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:54 - 24/05/21 |
mapo.al

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit Gennaro Gattusos, pasi ai nuk arriti t’i siguronte skuadrës nga Kampanja një vend për të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Champions League.






Klubi ka qenë nën një heshtje shtypi për muaj me radhë, kështu që askush nuk foli për mediat pas barazimit të tyre 1-1 me Hellas Verona. Një fitore e mundshme do të garantonte një vend në 4-tërshen e privilegjuar, por ata e humbën atë pozicion, të cilin e përfitoi Juventusi.


“I dashur Rino, unë jam i lumtur që kam kaluar dy sezonet e fundit me ty. Duke ju falënderuar për punën e bërë, ju uroj suksese kudo që të shkoni. Unë gjithashtu i dërgoj një përqafim gruas dhe fëmijëve tuaj. Aurelio De Laurentiis”,- ka shkruar presidenti i klubit italian në Twitter.







Raportet midis presidentit dhe Gattusos, kohët e fundit kanë qenë tepër të ftohta dhe përflitej, që Rino do të largohej nga kjo skuadër edhe nëse Napoli do ishte kualifikuar në Champions League.





1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas