Pasi Brukseli nuk hapi negociatat me Maqedoninë e Veriut, Kryeministri Zoran Zaev ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka shpallur Zgjedhjet e Parakohshme. Kjo vjen pas vendimit për mosfillimin e negociatave me BE-në, ku Franca, Holanda dhe Danimarka, refuzuan dhënien e datës në Samitin e fundit në Bruksel. Ai shtoi se ëndrra evropiane e popullit maqedonas, shqiptar, serb, rom, turk dhe të tjerëve në vend, nuk do të rrezikohet.
Zaev gjithashtu tha se nuk dëshiron që të rrezikohet rruga e anëtarësimit në NATO dhe se do të luftohet deri në fund, deri në anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndërsa BE-ja vetë do të vendosë se kur do të hapë kapitujt me Maqedoninë e Veriut.
“Dy ditë më parë Brukseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën
fjalën dhe nuk dhanë datë për Negociatat. Ky është një gabim historik i Europës. Falenderojmë shumicën e liderëve të Europës. Ky është një vendim i Europës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës, dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës. Dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra europiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”- tha Zaev.
LEXO EDHE:
Profil/ Zoran Zaev, një sjellje europiane ndaj refuzimit europian
https://gazetamapo.al/cakaj-zaev-ne-zgjedhje-te-parakoshme-ne-se-kemi-premtuar/