Aktualitet

Nuk u izolua, Suedia pranon gabimin: Kemi shumë viktima nga Covid-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:56 - 03/06/20 |
mapo.al

Suedia pranon gabimin në keqmenaxhimin e emergjencës shëndetësore dhe ndryshon qasje për mos vendosjen e izolimit për luftimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.


Në një intervistë për radion publike, Anders Tegnell, epidemiologu që sugjeroi strategjinë “soft” të adoptuar nga qeveria e Stokholmit, pranon se “ata që kanë humbur jetën nga koronavirusi në këtë shtet janë të shumtë”.


Në vendin skandinav, i cili ka një popullsi prej 10 milionë banorësh, pandemia ka shkaktuar mbi 4500 viktima.


Pranimi i gabimit është mjaft i vonuar në Suedia, aq sa dy javë më parë tejkaloi Britaninë e Madhe, Italinë dhe Belgjikën sa i përket indeksit të vdekshmërisë për numër banorësh në botë.


Një situate aq dramatike, saqë bindi Norvegjinë dhe Danimarkën fqinje të rihapin lëvizjet e qytetarëve mes vendeve duke nisur nga 15 qershori, por duke mbajtur kufizimet për suedezët.


Etiketa: , , ,

Pas