Një operacion u ndërmor dje në Sarandë për kapjen e Klement Balilit, i njohur si Eskobari i Ballkanit, por nuk pati rezultat.
Megjithatë një tjetër ‘peshk’ ka rënë në rrjetën e policisë. Burime të sigurta thanë për “BalkanWeb” se policia ka arrestuar në fshatin Stjar mbrëmjen e kaluar për llogari të Krimeve të Rënda, shtetasin Abedin Kuçi, 49 vjeç. Mësohet se Kuçi ka qenë anëtar i të ashtuquajturit “Grupi i Stjarit” i famshëm në vitin 1997.
49-vjeçari është arrestuar në vitin 2016 për trafik droge por u lirua sërish. Po kështu ai u shoqërua para disa muajsh nga policia e Gjirokastrës për verifikim pasi dyshohej sërish për trafik droge dhe përsëri i shpëtoi prangave.
Ai u arrestua mbrëmjen e kaluar forcat RENEA dhe FNSH, të cilat vijojnë të qëndrojnë në Sarandë. Ndërkaq burimet thanë për “BalkanWeb” se është arrestuar dhe një personazh i dytë i njohur, i cili është dërguar në Vlorë por emri i tij nuk bëhet i ditur.
rama po riciklon kriminelet por prap dhe riciklimi po i del si mos me keq,po i del siq jan rama,xhafa,balla kriminel.se mos i zgjodhi lu e vllahutin ter keta vrases,perdhunues e kriminel.ishte edvi gramoz fatmir ruq xhaf tahiri.