Bledar Skënderi është emëruar si drejtor i ri i AKU-së.
Emërimi i tij u bë pas shkarkimit nga detyra e Erion Lilit, i cili do vijojë angazhimin e tij brenda strukturave të Ministrisë së Bujqësisë.
Vendimi për shkarkimin e Lilit u mor ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Kujtojmë se Bledar Skënderi kishte aplikuar si komisioner i KQZ, por u skualifikua pasi Kuvendi votoi Ilirian Celibashin, ish-ministrin socialist, si kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për 7 vitet e ardhshme.
Ai u zgjodh me 106 vota pro nga shumica socialiste dhe opozita parlamentare. Ilirjan Celibashi ka drejtuar dhe më parë KQZ –në, në periudhën 2001-2006. Në vitin 2013, Celibashi u zgjodh deputet i PS-së dhe më pas u emërua ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndërkohë me 106 vota u zgjodh zëvëndës komisionere Lealda Pelingu.