Aktualitet

“Nuk vazhdohet me Ramën”-Paloka paralajmëron largime të tjera nga PS e Durrësit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:33 - 19/04/21 |
mapo.al

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun Durrës, Edi Paloka, në takimin e radhës me banorë të zonës së Arapajt, duket se ka paralajmëruar largime të tjera nga PS pas largimit të Kërtushës dhe Mazrekut, ku sërish bëhet fjalë për persona me poste të larta drejtuese pranë PS






“Ramës kanë filluar t’i ikin dhe funksionarët. Madje njëri prej tyre ishte administrator i kënetës dhe vendosi të largohej. Janë të tjerë që do të ikin prap, të cilët janë dhe në punë të mira, por që thonë se nuk vazhdohet me Ramën.


Deri këtu ka arritur puna, kur ikin ata dhe e kanë kuptuar që me Ramën nuk vazhdohet, pjesa tjetër që kanë 8 vjet që provojnë në kurriz “pushtetërimin” e tij, nuk duhet të kenë dilema.”





Gjithashtu Paloka në përfundim të takimit theksoi se tashmë janë mazhorancë ata të cilët kërkojnë largimin e Ramës dhe se me 25 prill, duhet të votojnë për këtë ndryshim pasi ndryshimi është i sigurtë që do të vijë.



1




Etiketa: ,

Pas