Aktualitet

Nuk zbatuan masat antiCovid, polica gjobit mbi 1600 qytetarë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:24 - 11/02/21 |
mapo.al

Policia e Shtetit vjon kontrollet në terren për zbatimin e masave anti-Covid.



Gjatë 24 orëve të fundit, uniformat blu kanë ndëshkuar me gjoba 1647 persona, të cilët nuk kanë zbatuar masat kundër koronavirusit. Ku nga këta 344 shtetas janë kapur duke udhëtuar me  mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik të linjave urbane dhe interurbane, pa vendosur maskën mbrojtëse.


“Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë”, ka njoftuar më tej policia.




Njoftimi i plotë:



Ndëshkohen me masë administrative 1647 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 24 orëve të fundit.


Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nisur nga rastet e shtuara të infektimeve me COVID-19, kanë intensifikuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1289 shtetas që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 344 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik të linjave urbane dhe interurbane, pa vendosur maskën mbrojtëse.

Lexo edhe :  Nuk mbanin maskën - Policia ndëshkon mbi 1400 qytetarë në dy ditët e fundit

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 7 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Duke filluar nga dita e sotme, orari i lejuar i lëvizjes për mjetet e këmbësorët dhe për zhvillimin e aktiviteteve të subjekteve do të jetë deri në 20:00.

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për të lëvizur pas këtij orari duhet të pajisen me leje nëpërmjet e-Albania.

Në zbatim të masave kufizuese, Policia e Shtetit do vijojë intensivisht kontrollet dhe apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes së aktivitetit, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit.

 

10


Etiketa: , ,

Pas