Aktualitet

Numërimi drejt fundit- Celibashi: Komisionerët të vazhdojnë pa ndërprerje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:17 - 29/04/21 |
mapo.al

Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaron se procesi i numërimit të votave për kandidatët është drejt fundit dhe se është ende në proces në 9 KZAZ.






Ai iu bën thirrje komisionerëve dhe numëruesve të vijojnë pa ndërprerje punën.


“Procesi i numërimit të votave për kandidatët, drejt fundit. Vijon numërimi në 9 KZAZ (Tiranë, Durrës, Lezhë & Elbasan).
Komisionerët & numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit & të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ”, shkruan Celibashi.










1




Etiketa: , ,

Pas