Aktualitet

Numërohen kutitë e fundit në Durrës, PS-LSI betejë për mandatin e Edi Ramës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:32 - 27/04/21 |
mapo.al

Partia Socialiste ka arritur të marrë edhe mandatin e tretë në Durrës duke ruajtur numrin e mandateve të zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës.





Kështu, PS ka marrë nga LSI mandatin të cilin e fitoi mëngjesin e sotëm.


Aktualisht LSI ka humbur të dy mandatet e saj, por asgjë nuk konsiderohet e mbyllur, pasi LSI mund të rikthejë mandatin në kutitë e mbetura. Aktualisht po numërohen 64 kutitë e fundit në Qarkun e Durrësit, kur edhe do të mësojmë ndarjen përfundimtare të mandateve.





Deri tani, socialistët kanë marrë 66 063 vota ose 50.1%, PD dhe Aleanca për Ndryshim 54 659 vota ose 41.5% dhe LSI 8135 vota 6.1%.



Rezultati në Qarkun e Durrësit


Ndërkohë, kandidati socialist për deputet, Lefter Koka thotë se duhen 300 – 400 vota që ata të marrin dhe mandatin e 8-të, ku renditet dhe Edi Rama.

Lexo edhe :  Përfundon numërimi i votave në bashkitë e Shijakut dhe Fierit, kryeson PS

Kryeministri ka arritur të marrë mandatin e tetë edhe në Vlorë, kur sërish renditet vetë.

Rezultati kombëtar

1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas