Aktualitet

Numërohen kutitë e para në Elbasan, Berat, Fier, Dibër dhe Devoll (Rezultatet)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 01:17 - 26/04/21 |
mapo.al

Nga 23 kuti votimi të numëruara gjithsej deri tani në rang kombëtar, Partia Socialiste ka marrë 2667 vota, PD-AN 1896 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 399 vota, PSD 25 etj.





Fier
Nga numërimi i 5 kutive të para, rezulton se PS ka marrë 1015 vota, 642 vota janë për PD dhe 92 vota për LSI.


Devoll
Numërohen 5 kutitë e para në Devoll. PD kryeson me 887 vota, 622 vota dhe LSI 127 vota.





Elbasan
Numërohen tre kutitë e para në Elbasan. PS ka marrë 379 vota, PD 257 vota, LSI 4 vota. Një nga qendrat e votimit të numëruara është ajo e Belshit. Nga rezultatet paraprake janë 80 vota për Partinë Socialiste, 67 për PD dhe 1 votë për LSI.



Has
Nga numërimi i dy kutive të para në Bashkinë e Hasit, Qarku Kukës kryeson PD me 200 vota. PS ka marrë 143 vota. Në këto dy qendra votimi, nuk rezultojnë vota për Lëvizjen Socialiste për Integrim.


Roskovec
Nga numërimi i dy kutive të para, në Roskovec, PS numëron 860 vota, PD 606 dhe LSI 74 vota. Në Kuman, PS ka marrë në dy kuti nga 174 dhe 146 vota, PD 153 dhe 146, kurse LSI 16 dhe 53. Në Marinëz, PS nga 211 vota tek dy kutitë e votimit, PD 148 dhe 159 kurse LSI 20 dhe 13.

Edhe në Qarkun e Dibrës ka nisur tashmë numërimi, ku janë hapur fletët e votimit të kutisë së parë.

Përmet
PS kryeson në Përmet teksa janë hapur tre kutitë e para të votimit. Saktësisht janë hapur kutitë e qendrave të votimit në Çarçovë, Stërmbev, Draçovë. PS tek qendra e parë kryeson me 87 vota, kurse PD-LSI ndjekin me 59. Tek qendra e dytë, PS ka 64 vota, kurse PD-LSI 41, ndërsa tek e treta, PS ka 85 vota ndërsa PD-LSI 7 më pak, 85 vota.

Lexo edhe :  25 prilli/ Kryemadhi: I uroj fitoren oligarkëve dhe bandave

Këlcyrë
Janë numëruar votat në disa fshatra të Bashkisë së Këlcyrës. Kështu, janë numëruar votat në fshatrat Maxhan dhe Ballaban. PS kryeson ndaj PD-së dhe LSI-së.

Maxhan/ Këlcyrë

PD 47

PS 46

LSI 5

Ballaban/Këlcyrë

PS 73

PD 63

LSI 11

Ballaban /Këlcyrë

PD 108

PS 152

LSI 9

Në total

PS 271

PD 218

LSI 25

Mat
Numërohen 4 kutitë e para në rrethin e Matit, Qarku Dibër. Mësohet se PD kryeson me 159 vota para PS.

Poliçan
Është numëruar kutia në një qendër votimi në Poliçan. PS ka marrë 130 vota, ndërkohë që ndjek LSI me 63 dhe PD me 41. Në total votuan 258 qytetarë, teksa 1 votë ka marrë Aleanca Bashkimi Popullor dhe 2 Partia Lëvizja e Re. 21 vota të tjera kanë qenë të pavlefshme.

Tepelenë
Ka dalë rezultati i parë nga Bashkia e Tepelenës. Në qendrën e parë të votimit të numëruar, në Sinanaj, PS ka fituar me 127 vota. Ndërkohë PD-LSI së bashku kanë marrë 79 vota.

Berat
Berati bëhet qarku i radhës që fillon numërimin e votave. Mësohet se janë hapur 5 kutitë e para. Bëhet fjalë për kutitë që po numërohen tek Pallati i Kulturës që është kthyer tashmë në një QNV.

Gramsh
Procesi i numërimit të votave ka filluar edhe në Bashkinë e Gramshit. Janë 4 grupe numërimi që po ndjekin procesin, teksa bëhet fjalë për KZAZ Nr. 51, raporton gazetari Shkëlzen Henkoja.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas