Janë numëruar dy kutitë e para të votimit në Tiranë.
Nga numërimi i kutisë së parë në Kombinat, PS ka marrë 174 vota, PD 124 vota dhe LSI 12 vota. Te kutia e dytë, PS ka 172 vota, PD 114 vota dhe LSI 13 vota.
Ndërkohë, vijon numërimi në qendrën e votimit tek shkolla “Vasil Shanto” dhe tek “Shkolla e Kuqe”.
Për të parë nga afër procesin ishin në qendrën e numërimit tek “Shkolla e kuqe”, ambasadorja Yuri Kim si dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Kim bëri thirrje për të ruajtur qetësinë, ndërsa partitë sipas saj duhet të presin rezultatin përfundimtar dhe të pranojnë atë.