Saturday, March 25, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve është tema kryesore e numrit 21 të revistës shkencore, “Economicus”, botim i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin Europian të Tiranës. Ky numër përkon edhe me përpjekjet e bordit editorial për ta futur revistën në listën “Scopus”, databaza më e madhe e abstrakteve dhe citimeve, me më shumë se 36 mijë tituj

by us er1
13/03/2023
in Aktualitet, Economi, Kryesore, Universiteti
0

Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve është tema kryesore e numrit 21 të revistës shkencore, “Economicus”, botim i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin Europian të Tiranës. E reja e këtij numri ishin punimet më të mira të diplomave të studentëve të këtij fakulteti në bashkautorësi me udhëheqësit e tyre shkencorë.

Ky numër përkon edhe me përpjekjet e shtuara të bordit editorial për ta indeksuar revistën nga kategoria “C’, në kategorinë “B”, që do të rritë jo vetëm cilësinë e revistës dhe numrin e botimeve, por edhe do të garantonte në kuadër afatmesëm  rankimin e revistës në kategorinë e revistave të listuara në “Scopus”.



Scopus, një databazë abstraktesh dhe citimesh e themeluar më 2004-n, mbulon më shumë se 36 mijë tituj  nga më shumë se 11 mijë botues.  Ai mbulon rreth 240 disiplina.

Zv.rektorja për Kërkimin Shkencor në UET  theksoi rëndësinë e rritjes së cilësisë së publikimeve për të hyrë në Scopus. Po ashtu, puna e bordit editorial të revistës ‘Economicus’ u përgëzua nga presidenti i UET, Selami Xhepa, i cili i inkurajoi të jenë konsistentë në këtë përpjekje.

Punë për indeksimin e revistave në kategorinë “B” po bëhet me të gjitha revistat e botuara në të pesë fakultetet e UET, si “POLIS” e Fakultetit të Shkencave të Komunikimit, Edukimit dhe Arteve Liberale, “Jus&Justicia” e Fakultetit Juridik, “Medicus”  e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike dhe  revista “Ingenous” nga Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës. Indeksimi i një reviste shkencore konsiderohet si pasqyrim i cilësisë dhe revistat e indeksuara  konsiderohen me cilësi më të lartë shkencore, krahasuar me ato të paindeksuara.


Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në UET, Elvin Meka, njëherazi kryeredaktor i revistës “Economicus” bëri një prezantim rreth trendeve dhe sfidave të industrisë së Sigurimeve në Shqipëri.

Sipas tij,  sfidat e së ardhmes së afërt dhe më të largët mbeten thuajse të njëjta si problematikat dhe sfidat e sotme dhe ato duhen parë dhe konsideruar si mundësi reale për industrinë shqiptare të sigurimeve. Në mënyrë tipike, ata duhet të përpiqen të rrisin nivelin e informacionit dhe ndërgjegjësimit të individëve dhe bizneseve për rëndësinë e sigurimeve në përgjithësi, duke dhënë kështu një kontribut të çmuar drejt edukimit financiar të konsumatorëve. Gjithashtu, industria duhet të këmbëngulë dhe të kërkojë përgatitjen dhe zbatimin e një kuadri ligjor të detyrueshëm për sigurimin e fatkeqësive natyrore, sigurimin bazë të jetës për të gjithë punonjësit, si dhe një marketing të duhur dhe të zgjuar, së bashku me optimizimin dhe dixhitalizimin e kanaleve të shpërndarjes. Pra, sfida kryesore është shndërrimi i sfidave në mundësi të qëndrueshme.

Të tjera punime në këtë numër  janë “Vlerësimi i Mbajtjes dhe Kënaqshmërisë së Klientit në Vetë  Sigurimin Shqiptar’, nga Eleni Kalemaj; “Sfidat e zhvillimit të sigurimeve bujqësore në Shqipëri”, një punim në  bashkautorësinë e Grisejda Myslimi, Emirgena Nikolli dhe Joana Shima; “Tregu i sigurimeve në Shqipëri, shkalla e përqendrimit dhe pasojat në ekonomi’, nga Elisa Korsita dhe Elvin Meka; “Ndërmarrjet Sociale në Shqipëri – Raportimi dhe Ndikimi në Ekonomi” nga  Sokol Ndoka dhe Alma Uku. Ermira Qosja dhe Ketrina Çabiri Mijo sjellin punimin me temë ‘Një sintezë e situatës aktuale të bashkëpunimit Universitet-Industri, në Shqipëri duke ndjekur Modelin Triple Helix.   Elona Shehu dhe  Blerta Molishti janë përqendruar te skema e pensioneve përmes një analize të dhënash të përftuara nga 164 të anketuar si,  “Qëndrimi i planifikimit të daljes në pension në një këndvështrim të sjelljes financiare. Rasti i Shqipërisë’.

Artikuj të tjerë përfshijnë “Ndikimi i marrëveshjeve tregtare. Rasti i Shqipërisë” nga  Ledion Ferataj  dhe  Emirgena Nikolli; “Ndikimi i mikrofinancës në zhvillimin ekonomik dhe standardi

të jetës së individëve gjatë viteve 2018-2021. Rasti i Shqipërisë” nga Sokol Ndoka dhe Arjol Sako; “Koncesioni i pullave fiskale – ndërmjet kostove të larta dhe mungesës së logjikës ekonomike’, nga  dekani Elvin Meka; “Nevoja për një strategji të madhe”  nga Blendi Lami, dhe  Kristaq Xharo si edhe “Artikulimi i interesit dhe lobimi në kontekste ligjore të parregulluara: Rasti i Shqipërisë’, nga Gerti Sqapi.

Tags: Elvin MekarevisteUET“Economicus”

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Next Post
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In