Friday, September 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

Numri 22 i revistës shkencore të Universitetit Europian të Tiranës ka si temë qendrore propozimin e qeverisë mbi amnistinë fiskale dhe penale. Pedagogë të UET dhe autorë të artikujve shkencorë diskutuan gjatë përurimit mbi rreziqet që sjell amnistia, në formën e propozuar. Ndërmarrja e një amnistie fiskale dhe penale, nuk duhet konsideruar si tabu në vetvete, por duhet hartuar në pajtueshmëri të plotë me kuadrin ligjor dhe rregullator ekzistues

by us er1
05/06/2023
in Economi, Kryesore, Universiteti
0

Falja është një e drejtë natyrore dhe krejt normale, mendojnë ekonomistë që shoqëria të këtë një lloj institucioni, ndoshta të ngjashëm me kishën. Por, amnistitë fiskale, sipas ekonomistit Selami Xhepa, në Shqipëri janë bërë shpesh, çdo tre apo katër vjet, ndërsa propozimi i dy viteve të shkuar i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë duket i rrezikshëm.

“… por ajo që kërkohet nuk është thjesht një amnisti fiskale, por penale. Ajo që realizohet, nëpërmjet propozimit, është: “Ti falim të gjithë mëkatarët e derisotëm!”. Amnistia penale, që shkon përtej asaj fiskale, është se nuk do të kërkojmë burimin e pasurisë. Dhe, të mos kërkosh burimin e pasurisë, sidomos të disa grupove shoqërore që ne në Shqipëri i dimë se kush janë, kemi jo vetëm një problem ekonomik, por një problem të rëndë të moralit shoqëror”. Këtë qëndrim, presidenti i UET, Selami Xhepa e ndau gjatë përurimit të numrit të ri të “Economicus”, revista shkencore e Fakultetit të Shkencave Ekonomike, të Universitetit Europian të Tiranës.
Tema qendrore e këtij numri ishte Amnistia Fiskale, si një zgjedhje mes disiplinës fiskale dhe zhvillimit ekonomik.
Presidenti Xhepa tha se nuk e ka mbështetur propozimin e qeverisë “në mënyrën që propozohet nuk i sjell asnjë dobi moralit shoqëror e as ekonomisë shqiptare”.



Ekonomisti i njohur, kujtoi se për amnistitë fiskale në Shqipëri është folur që në fillim të viteve ’90 dhe sipas tij, kjo ka ardhur edhe për shkak të një mungese të disiplinës fiskale në vend. Zoti Xhepa preku gjithashtu edhe propozimin e vitit 1998, nga atëherë guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani, për një amnisti fiskale gjithëpërfshirëse.

Ai tha se në shoqëritë demokratike, amnistitë fiskale bëhen me disa rregulla. “Duhet të ketë një sistem gjurmimi, që kontrollon se burimi i këtyre pasurive nuk vjen nga ato lloj aktivitetesh ekonomike, të dënueshme nga shoqëria. Kjo është arsyeja pse jam kundër dhe mendoj që duhet të kemi një qasje tjetër ndaj saj. Të njëjtën qasje duhet të kemi edhe ndaj pasaportave të arta, që në fakt janë dy reforma që kanë skepticizëm të madh, edhe tek partnerët tanë evropianë dhe tek agjentët e tjerë të shoqërisë”, përfundoi presidenti i UET.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Ekonomike, në UET, Elvin Meka tha se çështja ka sjellë ndjeshmërinë e shumë aktorëve- të brendshëm dhe të jashtëm- në ekonomi dhe politikë.
Vitin e kaluar, qeveria shqiptare rishikoi idenë e ndërmarrjes dhe zbatimit të një amnistie fiskale, pas amnistive të pjesshme të kryera gjatë dekadës së fundit, por këtë herë gjithëpërfshirëse: amnisti fiskale dhe kriminale.

Sipas dekanit Meka, kjo është hera e parë që kur Shqipëria i është bashkuar ekonomisë së tregut, që propozohet një amnisti e tillë dhe që synohet të zbatohet brenda ekonomisë së vendit.
“Pavarësisht natyrës gjithëpërfshirëse, amnistia e sapo propozuar duket se e ka pozicionuar qeverinë përballë një muri të fortë opozitar dhe mosmiratim nga të gjithë aktorët e tjerë, nga komuniteti i biznesit, shoqëria civile dhe institucionet ndërkombëtare dhe mbikombëtare, si FMN, Banka Botërore dhe BE”, shprehet në editorialin e revistës, dekani Meka.

Sipas tij, një mosmiratim i tillë nuk është i rastësishëm dhe se nuk ka asnjë koordinim mes
kundërshtarëve në këtë drejtim. “Kundërshtimi është ndërtuar rreth çështjes më të debatuar: të rrezikut të zbatimit të një skeme pastrimi parash të institucionalizuar dhe gjithëpërfshirës.
Sipas tij, amnistia e propozuar është projektuar dobët në aspektin ligjor. Kjo bën që arritja e një konsensusi të gjerë, e të gjithë spektrit politik, për miratimin e nismës, të jetë e pamundur.

“Pika më e çuditshme është padyshim konflikti i gjerë me të cilin pozicionohet përballë
ligjeve organike, si: Kodi Penal dhe Kodi Civil, si dhe ato kuadri ligjor përkatës, që rregullon parandalimin dhe pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Nga ana tjetër duket se projektligji i propozuar për amnistinë nuk përputhet me parimet dhe konceptet kushtetuese të garantimit të sundimit të ligjit dhe konkurrencës së ndershme, përveçse të qenët një rrezik serioz moral për të gjithë disiplinën fiskale”, vijon më tej dekani.
Megjithatë, mendon dekani, ndërmarrja e një amnistie fiskale dhe penale, nuk duhet konsideruar si tabu në vetvete, por duhet hartuar në pajtueshmëri të plotë me kuadrin ligjor dhe rregullator ekzistues, si dhe të hartohet si një mekanizëm i fuqishëm që mbështet zhvillimin afatgjatë ekonomik, së bashku me objektivin e tij tradicional afatshkurtër për rritjen e të ardhurave tatimore për qeverinë.

“Qeveria duhet të ketë gjithmonë parasysh faktin se amnistia fiskale nuk është e keqja për të qenë i suksesshme, duhet të jetë e arsyeshme”.
Konsideratat ligjore dhe ekonomike të propozimit të amnistisë fiskale, në këtë numër vijnë në punimin e ekonomistit Elvin Meka dhe juristes Enida Bozheku, që kanë marrë si krahasim rastin italian. Duke përdorur një analizë krahasuese me amnistinë fiskale dhe penale italiane rezulton se në rastin e projektligjit shqiptar për amnistinë (fiskale dhe penale), mospërputhja ndërmjet subjekteve ndaj të cilëve mund të zbatohet deklarimi vullnetar, përjashtimi i përgjithshëm nga përgjegjësia penale në rastin e deklarimit të pasurisë, pavarësisht nga burimi i krijimit të tyre, lë hapësirë të qartë për abuzim dhe i lë rrugë kësaj procedure që të kthehet në territor pjellor për pastrim parash.

Dy autorët konkludojnë se amnistia fiskale dhe penale, që të jetë e suksesshme duhet bazuar në një analizë të thellë të nevojave të tregut, duhet të shmangë konfliktet me kuadrin ligjor ekzistues në Shqipëri, të respektojë parimet kushtetuese dhe konceptet e garantimit të shtetit ligjor dhe luftës për parandalimin e krimit dhe formave të e pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.
Një tjetër artikull sjell analizën e zgjedhjes mes disiplinës fiskale dhe zhvillimit ekonomik, duke marrë si rast studimor Shqipërinë. Një punim ky nga pedagogët e UET, Xhemalie Kamani, Elona Shehu. Hysen Muceku.

Tags: amnistia fiskalerevisteUET

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
Politologji

Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Next Post
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In