Friday, January 27, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Numri i ri i Revistës Medicus/ Sfidat në praktikën klinike

Rasti klinik si linja e parë e provave, nga ku lindin idetë për studime më të thelluara në fushën e mjekësisë. Është kjo tema kryesore e numrit të ri të Revistës “Medicus”, që vjen me punime nga mjekë dhe profesorë të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në UET

by us er1
20/06/2022
in Kryesore, Mjekësi, Universiteti, Universiteti
0

Ishte prej rastit klinik të pacientes Ana O, që Sigmund Freud ngriti Psikanalizën. Hans Asperber ishte i pari që përshkroi çrregullimet e spektrit të autizmit pas vëzhgimit të rasteve klinike, të fëmijëve me probleme neurologjike.

Rasti klinik shihet si evidencë e ulët studimore, por nga ana tjetër e medaljes janë pikërisht rastet klinike si linja e parë e provave nga ku  lindin ide, hidhen teza e nisen studime të tëra.



Pandemia  Covid-19 ishte dëshmia më e madhe që hapi studime të gjera në shumë profile të mjekësisë që lidheshin me shfaqjen e simptomave, komplikacionet apo patologjitë shoqëruese që sillte infektimi me koronavirus.

Numri i ri i   “Medicus”, revistës shkencore të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në UET, i kushtohet pikërisht sfidave në raportimin e rasteve klinike. Gjatë promovimit të saj, morën pjesë  mjekë klinicistë, pedagogë të UET dhe studentë të shkencave mjekësore.

“Raportimi i rastit klinik ka një traditë të gjatë në literaturën mjekësore dhe, pavarësisht tendencave të kohëve të fundit  drejt një pranimi më të reduktuar të raportimeve të rasteve në disa revista me ndikim të lartë duke qenë se metodat më të përparuara të kërkimit kanë fituar terren, vazhdon të mbetet popullor”, është e mendimit kryeredaktorja e revistës, Voltisa Lama, dekane e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

Rastet klinike, mendon znj.Lama me profesion psikologe klinike, siguron mjete të dobishme përmes të cilëve klinicistët ndajnë përvojën dhe mund të konsiderohen si evidencë decisive nëse hartohen me saktësi dhe prezantohen si duhet. Po ashtu, shkruan kryeredaktorja në editorialin e revistës, rastet klinike mund të jenë të rëndësishme për komunitetin mjekësor.

Raportet e rasteve kanë rezultuar efektive  në identifikimin e  efekteve negative por dhe të dobishme, njohjen  e sëmundjeve të reja, forma të pazakonta te sëmundjet e zakonshme dhe paraqitjen e sëmundjeve të rralla. “Nga një pacient i vetëm ose raportimi i serisë së rasteve mund të formulohen hipoteza të reja. Këto hipoteza mund të pastaj të testohen me një lloj tjetër studimi që është krijuar për të kontestuar ose konfirmuar hipoteza”, shkruan zonja Lama.

Rëndësinë e raportimit të rasteve klinike e theksoi edhe mjekja infeksioniste e Spitalit Infektiv në QSUNT, Esmeralda Meta,  e cila gjatë pandemisë së koronavirusit, ishte në vijën e frontit.

Megjithë përvojën shumë vjeçare, ajo tha se Covid-19 ishte e panjohura me të cilën u përballën mjekët dhe kërkuesit shkencorë, më 2020-n. “Nuk e dinim me çfarë po përballeshim nga ana njerëzore, mjekësore dhe ndërmjekësore”, tha mjekja gjatë promovimit të numrit të ri të “Medicus”.

Dokumentimi rast pas rasti bëhej për të gjetur metodat efikase të luftimit të sëmundjeve. Hulumtimi i rasteve klinike të raportuara dhe jashtë, për të parë sesi ishin zgjidhur, u bë domosdoshmëri në kushtet e jashtëzakonshme të pandemisë. Vendimmarrjet, siç tregoi më tej mjekja infeksioniste bëheshin të vështira jo vetëm nga ana mjekësore,  por edhe ajo njerëzore. Një nga rastet që ajo veçoi ishte intubimi i grave shtatzëna të prekura nga Covid-19, ku misioni i mjekëve ishte të shpëtonin edhe nënën edhe beben.

Ajo shprehu dëshirën që në numrin e radhës së “Medicus”, e cila ka një periodicitet dy herë në vit, mjekët e Spitalit Infektiv të tregojnë përvojën e tyre gjatë pandemisë, ndërsa ka se kanë mbledhur plot raste klinike.

Rastet klinike të përshkruara ishin sindroma antifosfolidike sekondare tek një mashkull i ri, ku ishte marrë një pacient 23 vjeçar, i cili ankohej nga lodhja, pafuqia, dhimbja e artikulacioneve, gulçimi për më shumë se 3 muaj.

Në këtë numër të revistës “Medicus” kontribuuan rreth 20 autorë, si Blertina  Dyrmishi, , Elvana Rista, Taulant Olldashi, Lumturi Merkuri, Dorina Dervishi, Eneida Hoxha, Somida Kuka, Ledio Ccollaku, Jona Musabelliu, Ilir Gjermeni, Margarita Gjata, Remina Karriqi, Arjet Pervizi, Alesia Ccela, Pirro Prifti, Ismet Nika, Indrit Bimi, Lutfi Alua, Juliana Lajthia, Esmeralda Meta, Majlinda Ikonomi.

Karcinoma e qelizës renale metastatike në gjëndrat e tiroides, njohuri sjellje dhe qasje e komunitetit mbi kujdesin paliativ, qasje psikanalitike e formave neurotike të zgjedhjes së objektit të dashurisë, impakti i fizioterapisë tek pacientët me hemofili, rehabilitimi i spondiliozës cervikale, problemet e helmimit kronik, aplikimi i analizës fraktale në onkopatologji, kontrolli për kancerin cervikal si një sfidë e organizuar apo oportuniste, ishin disa nga temat e trajtuara në këtë numër.

Mjekët e ftuar diskutuan për disa case report, të cilat ishin përmbledhur si artikuj në revistë, dilemat diagnostike dhe të menaxhimit të rasteve, si edhe bashkëpunimin mes specialiteteve.

Kryeredaktorja Prof. Asoc. Dr. Voltisa Lama theksoi zgjerimin e network-ut të kërkuesve që botojnë në revistën shkencore të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike UET, si edhe rritjen e cilësisë së artikujve.

Tags: praktika klinikeRevista Medicus

JU SUGJEROJME

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Nikolla, mesazh me rastin e 1 Majit: Përballë njerëzve të punës, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet
Kryesore

“Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës

26/01/2023
Next Post
Vret gruan me thikë dhe më pas i vë flakën vetes, fjalët prekëse të kryebashkiakut

Vret gruan me thikë dhe më pas i vë flakën vetes, fjalët prekëse të kryebashkiakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë
  • “Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
  • “Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In