Aktualitet

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Gjermani shkon në 80.600





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:55 - 02/04/20 |
mapo.al

Numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani ka arritur në 80 600. Prej tyre, 2660 raste të reja janë konfirmuar vetëm gjatë orëve të fundit.


31  persona kanë humbur jetën vetëm gjatë orëve të fundit, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 962. Sipas të dhënave të pasqyruara në Worldometer, nga numri i përgjithshëm i të prekurve, 60 500 rezultojnë të jenë aktive.


Gjermania është vendi i pestë në botë sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19. Vendin e parë, deri më tani, e mbajnë SHBA-të me 215,357 raste të konfirmuara ndërsa në vend të dytë, Italia me 110,574 të infektuar.


Laboratoret gjermane po kryejnë më shumë se 50,000 teste për koronavirusin në ditë.


Instituti Robert Koch, i cili po koordinon përgjigjen e shëndetit publik të Gjermanisë ndaj pandemisë, njoftoi se numri i përgjithshëm i testeve të bëra që nga fillimi i krizës kishte arritur në të paktën 918.460.


Etiketa: ,

Pas