Bota

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në botë tejkalon 1.4 milion





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:55 - 10/05/20 |
mapo.al

Numri i njerëzve të rikuperuar nga COVID-19 në botë ka tejkaluar 1.4 milion. Sipas Worldometer, 1,441,885 njerëz në botë kanë arritur të mposhtin koronavirusin deri më tani.


Numri më i lartë i rikuperimeve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara (SHBA), gjithsej 238,080, pasuar nga Spanja me 173,157, Gjermania 143.300, Italia 103,031, Turqia 86,396, Irani 83.837 dhe Kina me 78.046 të rikuperuara.


Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpalli një “pandemi globale” më 11 mars për shkak të përhapjes së koronavirusit. Përveç Evropës, OBSH ka shpallur Shtetet e Bashkuara epiqendrën e re të pandemisë së koronavirusit, e cila u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar në qytetin kinez Wuhan.


Më shumë se 280,454 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i të infektuarve është më shumë se 4,101,992.



Etiketa: , ,

Pas