Aktualitet

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në të gjithë botën kalon shifrën 1 milion








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:31 - 29/09/20 |
mapo.al

Numri i njerëzve në të gjithë botën që kanë vdekur nga  Covid-19 ka kaluar një milion, thonë studiuesit. E përsëri në shumë rajone raportohet  ende një numër i lartë  infektimesh të reja.


Raporti nga Universiteti Johns Hopkins tregon se vdekjet në SHBA, Brazil dhe Indi përbëjnë gati gjysmën e totalit. Ekspertët paralajmërojnë se shifra e vërtetë është ndoshta shumë më e lartë. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres e quajti pandeminë një “mpirës truri” dhe të gjithë situatën “një moment historik agonues”.


“Megjithatë, ne kurrë nuk duhet të harrojmë çdo individ,” tha ai në një mesazh me video.“Viktimat ishin baballarë dhe nëna, gra dhe burra, vëllezër dhe motra, miq dhe kolegë. Dhimbja është shumëfishuar nga egërsia e kësaj sëmundjeje.”



Zhvillimi vjen gati 10 muaj pasi lajmet për koronavirusin filluan të dilnin nga Wuhan, Kinë. Pandemia është përhapur  në 188 vende me më shumë se 32 milion raste të konfirmuara.


Bllokimet dhe masat e tjera për të ndaluar përhapjen e virusit e kanë rrënuar shumë ekonominë. Ndërkohë, përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë efektive po vazhdojnë, megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të arrijë në dy milion para se vaksina të jetë gjerësisht e disponueshme.


SHBA ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë me rreth 205,000 viktima të ndjekura nga Brazili me 141,700 dhe India me 95,500 vdekje.

Ku po përhapet më shpejt Covid-19?
SHBA ka regjistruar më shumë se shtatë milionë raste, më shumë se një e pesta e totalit të botës. Pas një vale të dytë të rasteve në korrik, numrat ranë në gusht, por duket se po rriten përsëri së fundmi. Raste të shtuara paraqet edhe India dhe Afrika me rreth 35,000 vdekje. Edhe pse kjo e fundit ka qenë e favorizuar nga klima e lagësht dhe tëmperaturat e larta.

Lexo edhe :  Rreth 1.5 mln të vdekur nga koronavirusi në të gjithë botën, 62 mln të infektuar

Si po përparon kërkimi për një vaksinë?
Globalisht ka rreth 240 vaksina të mundshme në zhvillimin e hershëm, me 40 në provat klinike dhe nëntë në fazën përfundimtare të testimit në mijëra njerëz. Zhvillimi i vaksinave normalisht zgjat me vite por për shkak të urgjencës globale, shkencëtarët po punojnë me shpejtësi marramendëse.

Ndërkohë në Rusi, shkencëtarët thonë se testet e hershme mbi një vaksinë të quajtur Sputnik-V tregojnë shenja të një përgjigje imune. Në një raport në fillim të këtij muaji, ata thanë se çdo vullnetar i provës së vaksinës  zhvilloi antitrupa për të luftuar virusin dhe nuk pësoi efekte anësore serioze.

Rusia licencoi vaksinën për përdorim lokal në gusht  duke u bërë kështu vendi i parë që e provoi këtë. Përsëri, kishte shqetësim për shpejtësinë e procesit dhe disa ekspertë thanë se eksperimentet e hershme kishin qenë në numër të vogël për të provuar efektivitetin dhe sigurinë.

Në SHBA, Presidenti Donald Trump thotë se amerikanët duhet të jenë në gjendje të vaksinohen duke filluar nga tetori edhe pse Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se një vaksinë nuk ka gjasa të jetë e disponueshme gjerësisht para mesit të 2021. OBSH duket se ndan të njëjtin qëndrim.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas