Kryesore

Baton Haxhiu akuzon Metën, reagon ashpër zëdhënësi i presidentit






               Publikuar në : 23:37 - 21/03/19 |
mapo.al

Baton Haxhiu i ka hedhur benzinë zjarrit mbrëmjen e sotme.


Nga studioja e Fevziut, ai ka deklaruar se “Kjo klimë politike në Shqipëri është produkt i dy njerëzve, Sali Berishës dhe Ilir Metës. Këta kanë frikë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do faktorizojë Ramën ndaj për këtë arsye shkaktuan krizën e brendshme”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidentit Ilir Meta. Ai ka zgjedhur t’i përgjigjet Ramës përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi.

Ai shkruan në facebook për Baton Haxhiun:

“Shpifjet e zëdhënësit të Stanishiçit sot kundër Presidentit Meta si shkaktar i pengimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe nxitës i krizës së brendshme në Shqipëri janë të qëllimshme e të pashpresa për ata që duan të kthejnë rajonin tonë në kohët e errëta të urrejtjes ndëretnike dhe duke damkosur shqiptarët si faktor krize e destabiliteti.

Qëndrimet e Presidentit Meta kanë qenë të qarta në interes të stabilitetit rajonal dhe interesit kombëtar të shqiptarëve”.


Etiketa: , , ,

Pas