Aktualitet

Nxënësit e fillores me kapele 1 m për të ruajtur distancën sociale





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:15 - 27/04/20 |
mapo.al

Dhjetëra shkolla në qytetet kryesore kineze kanë hapur dyert për të pritur nxënësit, pas 3 muajsh që qëndruan të mbyllura si pasojë e pandemisë së koronavirusit.


E nëse më të mëdhenjtë janë më të kujdesshëm për të ruajtur rregullat e caktuara nga autoritetet apo shkollat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, më e vështirë është për nxënësit më të vegjël.


Një shkollë fillore në Hangzhou të provincës Zhejiang ka gjetur një zgjidhje ideale për të mundësuar distancimin social aq të nevojshëm në këto momente, mes nxënësve të klasës së parë deri në të tretë.


Mësuesit iu kanë kërkuar prindërve t’i pajisin fëmijët me një kapele, të cilat do të kenë të ngjitura në anë zgjatime me diametër 1 metër për t’i mbajtur ata larg njëri tjetrit.



Etiketa: ,

Pas