Sociale

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare lënë mësimin, nuk pranojnë të ngrohen me gaz








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:15 - 08/01/19 |
mapo.al

Bojkotohet procesi mësimor nga nxënësit në shkollën 9-vjeçare “Don Martin Trushi” në fshatin Stajkë të bashkisë Vau i Dejës. Ata nuk pranojnë të ngrohen me gaz.


Kjo shkollë është ndërtuar para një viti dhe e ka sistemin e kaldajës me naftë. Kaldajat nuk mund të vihen në funksion për shkak se automati i shkollës është me një fazë dhe nevojitet tre fazor për ta përballuar ngarkesën e kaldajave bën të ditur drejtoresha e shkollës, Violeta Malaj.


Ajo shton dhe se OSHEE ka marrë përsipër ndërrimin e automatit, por për ta bërë këtë duhet që bashkia e Vaut të Dejës të paguajë një fature prej 250 mijë lekësh të vjetra, të cilat nuk i ka paguar ende.



Prindërit dhe nxënësit kanë dorëzuar një peticion në shkollë. Deri në momentin që do të sigurohet ngrohja në shkollë me kaldajë në vend të gazit, të cilin ata e konsiderojnë të dëmshëm, prindërit shprehen se fëmijët e tyre do të vazhdojnë bojkotimin e mësimit.




Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas